E premte, 27 Dhjetor, 2024

I riu e bën llom të dashurën që i erdhi nga Austria, ajo e frikësuar ik nga hoteli në Pejë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Pushimet në vendlindje u kthyen në makth për 30-vjeçaren nga Austria. Ajo dyshohet se u rrah brutalisht nga i dashuri i saj në Pejë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pasi kishte ardhur në Kosovë, viktima ishte vendosur në një hotel në Pejë.

E gjatë natës së mbrëmshme, 22-vjeçari dhe mërgimtarja kishin nisur një konflikt verbal, gjë e cila e kishte detyruar viktimën që të ikë nga hoteli dhe të dalë në rrugë, duke shpresuar që do të shpëtojë nga dhuna, pasi frikësohej nga veprimet e të dashurit të saj.

Mirëpo ky i fundit dyshohet se e ndoqi nga pas dhe e rrahu 30-vjeçaren në mes të rrugës, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore. Si pasojë e kësaj, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, në sulm e sipër, i dyshuari ia ka dëmtuar edhe telefonin mobil dhe sipas saj, këtë veprim e kishte bërë edhe më parë duke ia thyer edhe dy telefona tjerë.

Si rezultat i denoncimit, i riu është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të nisin hetimet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer