Mbëmë është raportuar një rast i vjedhjeje në fshatin Zabel i Epërm të Drenasit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, kur një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe i kanë vjedhur pasaportën.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Deri tani nuk ka të arrestuar.