Wednesday, April 23, 2025

I vazhdohet masa e paraburgimit për dy muaj të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

19-vjeçari Ardit Zymeri është varrosur më 24 mars të këtij viti në Dubofc të Vushtrrisë, pasi u vra më 23 mars nga Bleon Dibrani, i cili e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të cilën ai rëndohet.

Dibrani dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj të njëjtit, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur që të vazhdojë paraburgimin edhe për dy muaj.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, për Klankosovatv ka bërë të ditur se fillimisht kërkesën për zgjatje të masës së paraburgimit ndaj Dibranit e ka bërë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, ndaj të pandehurit B.D”.

“Paraburgimi do të vazhdojë nga sot më 23 prill deri më 23 qershor të këtij viti”, tha Haxhaj
Më 24 mars, gazetari Pleurat Salihu kishte treguar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se sherri i fatalitetit kishte në oborrin e shkollës, ku dy të rinjtë, të cilët janë të së njëjtës shkollë dhe kanë një diferencë prej 2-3 muajsh, kanë pasur një zënkë.

“Sherri ka nisur me fjalë “Pse mkqyre?”, dhe ka vazhduar, theksoi Salihu, duke treguar se qytetarët përreth ishin ata që i kishin dhënë këto informacione.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer