E enjte, 14 Nëntor, 2024

“I vrava shokët, po iu pres, jam psikopat” – momenti i arrestimit të 14-vjeçarit në Beograd

I mituri 14-vjeçar, Kosta Keçmanoviq, ka zënë vend në kryetitujt e mediave serbe dhe atyre të rajonit, pasi dyshohet se kreu një krim makabër me armë zjarri, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe duke plagosur rëndë shtatë të tjerë në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’ në Vraçar të Beogradit, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes, pasi kishte thirrur vetë Policinë duke i njoftuar me fjalët “Hajdeni në shkollë, i vrava shokët, po iu pres”. E në momentet e arrestimit, ai ka tronditur me deklaratën duke thënë se ka qëlluar sepse është psikopat.

Mediumi serb Republika raporton se nxënësi kishte hartuar planin në detaje, duke shënuar në një letër se ku do të hyjë, në cilën klasë do të shkojë, kënd do ta vrasë të parin etj.

Sipas asaj që u tha në konferencën për media, djali kishte planifikuar me saktësi lëvizjen e tij, si dhe rendin e saktë të sulmeve ndaj studentëve, të cilat i kishte shënuar me emrin dhe mbiemrin e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer