Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.
Drejtues të Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë bërë të ditur se ky vendim i Qeverisë ka qenë antikushtetues pasi janë prekur kompetencat e komunave dhe se zbatimi i tij do ti dëmtonte komunat në shumën prej 30 milion euro.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë zbatimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, duke vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë. Kështu bëhet e ditur në një njoftimin për media, dy javë pasi që Komuna e Prizrenit e kishte dërguar ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim është mirëpritur nga Asociacioni Komunave të Kosovës. Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi i tha Radio Kosovës së vendimi Gjykata Kushtetuese do të ketë shtrirje në të gjitha komunat dhe së ky vendim i Qeverisë ka qene antikushtetues pasi ka prekur kompetencat e komunave dhe ka dëmtuar buxhetin e tyre.
“Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese do të ketë shtrirje në të gjitha komunat e Kosovës. Niveli qendror përkatësisht ministria e Financave i ka shkurtuar buxhetet komunale. Dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës secili ligji apo një akt ligjor që prek kompetencat e komunës dhe në këtë rast shkurton buxhetin e komunave normal që është antikushtetues. Në se asociacion e mirëpresim këtë vendim”, tha ai.
Sazani, tha se sipas një analizë që është nga ky asociacioni më këtë ligj komunat dëmtohen me rreth 30 milion euro , e që kjo i dëmton shumë.
“Neve e kemi bërë një analizë si asociacion dhe rezulton se me zbatimin e këtij ligji përkatësisht ati neni komunat do të dëmtohen më 30 milion euro. Paramendojeni të dëmtohen komunat më 30 milion euro. Dhe porosia për nivelin qendror është që kur duan të marrin ndonjë vendim që ka të bëjë me komunat dhe interesin e qytetareve, mekanizimi që duhet të konsultohet është Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe komunat e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Asociacioni i Komunave të Kosovës me 25 gusht e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin që mundëson faljen e 100 eurove tatim për të gjithë qytetarët në vitin 2023.