E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ibrahimoviç pendohet për Fonsekën, takon menaxherët e Terziç. Alegri, Tudor dhe Sarri në pritje

Rezultate zhgënjyese kërkojnë marrjen e masave. Sipas “Sportmediaset”, Zltab Ibrahimoviç ka nisur punën për të rregulluar sadopak situatën.

ibrahimovic fonseka

Në këtë kontekst ngjarjes, thuhet se dje në mëngjes ka pasur një bisedë mes drejtuesit suedez të Milanit dhe menaxherëve të Edin Terziç, i cili ka ngelur pa punë pas largimit nga Dortmundi. Gjermani, pas eksperiencës së tij të shkëlqyer me verdhezinjtë që kulmoi në finalen e Ligës së Kampionëve të humbur kundër Real Madridit, do të ishte ndër opsionet e para të klubit kuqezi në rast shkarkimi të Paulo Fonsekës.

Në këtë kuptim derbi i së dielës do të jetë më vendimtar se kurrë, teksa ndër opsionet për vendin e tij janë edhe emra si Alegri apo Sarri. Më i mundshëm mes të dyve do të ishte ky i fundit për çështje kostosh, por nuk do të përjashtohej as surpriza Igor Tudor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer