E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Ideali po bëhet me zot shtëpie 

Ish-bashkëluftëtari i orëve të para të komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe njeriu më besnik i tij dhe i kësaj familjeje, i cili gjithmonë i ishte pranë që nga momentet më të vështira e deri më sot, gjeneral Nuradin Lushtaku ka marrë përsipër drejtimin e subjektit politik “Ideal”, raporton portali Rajoni.org.

Kjo ka ndodhur pas largimit të ish-kryetarit, Bekim Jasharit nga politika, vendim ky i marrë ditë më parë nga ai.

Burime të Rajonit brenda këtij subjekti politik thonë se ish-zëvendësi i Jasharit gjeneral Nuradin Lushtaku, tashmë veçse ka hartuar një strategji të veprimit në kuadër të këtij subjekti politik.

Ky subjekt, i cili manifestohet me një opozitë aktive në kuvend gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të cilat për ditë e më shumë po keqmenaxhohen  nga pushteti i kryesuar nga Fadil Nura.

Këtë opozitarizëm aktiv në kuvend e kanë vlerësuar lart edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët merren me monitorimin e kuvendit.

Ata kanë pohuar se promotor i aktiviteteve në kuvend është pikërisht opozita dhe Ideali, pra në këtë drejtim është faktor kyç si subjekti më i madh opozitar.

Burime nga Ideali tregojnë se pos kësaj, shumë shpejt ky subjekt do të jetë një adresë kryesore për të gjithë ata të pakënaqurit me pushtetin e tashëm, i cili në rend të parë ka vendosur interesin klanor e familjar karshi atij qytetar./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer