Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë nga Gjakova kanë zbuluar dhe shkatërruar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis.
Sipas njoftimit aksioni është realizuar në orët e para të mëngjesit të 21 shtatorit në një zonë të Malishevës.
Më tutje në njoftim thuhet se hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar personat përgjegjës për këtë veprimtari të paligjshme.