Saturday, July 5, 2025

ILEAA Group vazhdon me sukses projektet në fushën e fibrës optike në Gjermani

Gjatë ditëve të fundit, kompania gjermane ILEAA GR GmbH, pjesë e ILEAA Group nga Kosova, ka vazhduar me zbatimin e projekteve të reja të ndërlidhura me rrjetin e fibrës optike në bashkëpunim me Deutsche Telekom dhe Glasfaser Plus.

Në qytetet Eich dhe Hornbach tashmë ka nisur zyrtarisht puna në terren.

Kryetari i komunës së Eich, z. Horst Widder, theksoi se përmes investimeve në rrjetin e fibrës optike do të rritet cilësia e jetës për qytetarët, duke ndikuar njëkohësisht edhe në rritjen e vlerës së pasurive të paluajtshme në këtë zonë të bukur buzë lumit Rhein, të njohur gjithashtu për natyrën e saj të ruajtur dhe prodhimin cilësor të verës.

Ndërkohë, gjatë fillimit të punimeve në qytetin Hornbach, z. Thomas Hohn shprehu kënaqësinë për këtë projekt të rëndësishëm, duke theksuar se përveç përmirësimit të infrastrukturës digjitale, qyteti po përfiton njëkohësisht edhe nga investimet në ujësjellës, ngrohje dhe rrjete të tjera publike.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve, pronari dhe drejtori ekzekutiv i ILEAA GR GmbH, z. Enis Veliqi, deklaroi se është kënaqësi të shihet përparimi i projekteve të pritura prej kohësh nga banorët lokalë, duke falënderuar Deutsche Telekom për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjithë territorin e Gjermanisë.

Ai potencoi se ky partneritet i nisur në vitin 2023 po vazhdon të forcohet, duke kaluar tashmë në një bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

ILEAA GR GmbH është pjesë e ILEAA Group dhe me sukses, që nga viti 2023, ka filluar një partneritet me Deutsche Telekom AG, kompaninë më të madhe të telekomunikacionit në Gjermani dhe Evropë, në fushën e fibrës optike dhe rrjetëzimit të Gjermanisë me infrastrukturë moderne.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer