Dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar komunën e Istogut.
Gjatë vizitës ajo është shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati.
Në fotot e postuara në rrjetet sociale duke se kanë kaluar shumë mirë në praninë e njëri- tjetrit, por në një video virale në TikTok gjendja nuk duket të ketë qenë ashtu.
Në video shihet presidentja dhe kryetari të cilët largohen në drejtime të ndryshme nga vendi ku ishin duke qëndruar, pa komunikuar fare me njëri- tjetrin.