Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 44, Ilir Murtezaj, ka qëndruar në fshatin Verbovc, ku është takuar me miq dhe familjarë, në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe besim për fitore.
Murtezaj ka theksuar se fryma e fitores po ndihet gjithandej, përfshirë edhe Verbovcin, duke nënvizuar unitetin e qytetarëve rreth vizionit për stabilitet dhe zhvillim të vendit. Ai është shprehur se së bashku me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, janë të vendosur t’i rikthejnë Kosovës qeverisjen e përgjegjshme dhe zhvillimin ekonomik.
Postimi:
Në Verbovc takova miq e familjarë, ku fryma e fitores po ndihet edhe këtu. Të gjithë jemi të bashkuar që, së bashku me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza, t’i rikthehemi stabilitetit dhe zhvillimit! ➡️
Bashkë. Përpara.
#IlirMurtezaj44 #PDK130 #BedriHamza1