Sunday, September 14, 2025

Ilir Seferi i bashkohet protestës në Hagë: Mbrojtja e vlerave të UÇK-së nuk është çështje partie politike

Kandidati për asamble komunale në Skenderaj, me numër 25, Ilir Seferi, është duke marrë pjesë sot në protestën e qindra shqiptarëve përpara Gjykatave të Specializuara në Hagë, protestë e cila po mbahet në mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan rajoni.org.

Në një postim, Seferi ka rikujtuar takimin e tij të para tre viteve në Scheveningen me të paraburgosurit, ku kishte dorëzuar një libër për Rexhep Selimin. Ai theksoi se fakti që ata ende mbahen aty, dëshmon padrejtësinë mbi të cilën është ngritur kjo gjykatë.

Ai shtoi se liria, sakrifica dhe dinjiteti kombëtar janë vlera që i takojnë të gjithë shqiptarëve, pa dallim.

Postimi:

Para tre vitesh, në Scheveningen, pata nderin të takoja njerëzit tanë dhe t’i dorëzoja një libër Rexhep Selimit, njërit prej atyre që sot mbahet padrejtësisht në Hagë.
Aty i pash te gjithë!

Sot, pas tre vitesh, ata ende ndodhen aty. Ky fakt dëshmon qartë se Rexhep Selimi kishte të drejtë kur paralajmëroi se gjykata speciale ishte e ndërtuar mbi padrejtësi dhe jo mbi drejtësi.
Me siguri ju kujtohet fjalimi i tij në Parlament.

Por sot, më shumë se kurrë, është koha të kuptojmë se mbrojtja e vlerave shqiptare te
UÇK-s nuk është çështje partie politike.

Liria jonë, sakrifica jonë dhe dinjiteti ynë kombëtar janë vlera që i takojnë gjithë shqiptarëve, pa dallim bindjesh apo përkatësish.

Ne kemi detyrimin moral dhe historik që të ruajmë unitetin tonë, të mbrojmë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën dhe të mos lejojmë që historia jonë të shtrembërohet.

Vetëm të bashkuar, mund të sigurojmë që e drejta jonë universale – të jetojmë të lirë dhe me dinjitet – të mos na mohohet kurrë.

Justice, not revenge
Freedom for the Liberators
Ilir Hajzer Seferi

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer