Wednesday, October 8, 2025

Ilir Seferi: Llausha më shumë se një fshat, ta kthejmë në një oazë të lulëzimit ekonomik dhe turizmit

Ilir Seferi që kandidon me numrin 25 në listën e LVV-së në Skenderaj, tha se banorët e Llaushes kanë qenë gjithmonë aty ku është kërkuar – intelektualë, mjeshtër, punëtorë të palodhur dhe trima.

Seferi tha se përmes këtij fshati rrjedh lumi i jetës, që bashkon tokën, punën dhe shpirtin e njerëzve tanë.

Ai ka premtuar Llaushën do ta bëjë në një oazë të lulëzimit ekonomik dhe turizmit.

“Ky vend meriton shumë më tepër sesa thjesht të ekzistojë. 🌱 Banorët e Llaushes kanë qenë gjithmonë aty ku është kërkuar – intelektualë, mjeshtër, punëtorë të palodhur dhe trima Përmes këtij fshati rrjedh lumi i jetës, që bashkon tokën, punën dhe shpirtin e njerëzve tanë. Sot është koha t’i lidhim të gjitha këto komponentë: dijeninë, mjeshtërinë, mundin dhe natyrën. Ta kthejmë Llaushën në një oazë të lulëzimit ekonomik dhe turizmit, ku rinia ka perspektivë dhe ku tradita bëhet forcë për të ardhmen”, shkroi ai.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer