Biznesmeni i njohur Ilir Seferi ka bërë të ditur se, pas vështirësive të shkaktuara nga përmbytjet dhe mungesës së ujit të pijshëm në Skënderaj, ka vizituar nga afër qendrën e ujësjellësit në Shipol, së bashku me Ilaz Halilin, ish-kandidat për asamble nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Seferit, lajmi i mirë është se rreth mesnatës pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pastër dhe të pijshëm për qytetarët. Ai theksoi se ekipet e ujësjellësit janë duke punuar pa ndërprerje dhe me kapacitete të plota për të normalizuar situatën sa më shpejt.
“Ujë ka mjaftueshëm. Problemi lidhet vetëm me pastrimin dhe trajtimin e tij, proces që po zhvillohet me prioritet maksimal”, ka deklaruar Seferi.
Postimi:
Sot, pas vështirësive të shkaktuara nga përmbytjet në Skënderaj dhe mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët, së bashku me Ilaz Halili
(ish kandidat per asamble nga Vetevendosje) dhe Labb H Drenica vizituam drejtpërdrejt qendrën e ujësjellësit në Shipol.
Lajmi i mirë është se rreth mesnatës pritet të rikthehet uji i pastër dhe i pijshëm për qytetarët.
Ekipet janë duke punuar pa ndërprerje, me kapacitete të plota, që furnizimi të normalizohet sa më shpejt.
Ujë ka mjaftueshëm. Çështja është vetëm pastrimi dhe trajtimi i tij, dhe kjo po bëhet me prioritet maksimal.
Faleminderit punëtorëve për angazhimin dhe qytetarëve për durimin.
Situata është nën kontroll dhe po shkon drejt zgjidhjes.
Të faleminderit Ilaz për përkujdesjen.
P.S. Furnizimi me shishe dhe bidona prej qezmes se Broboniqit nuk eshte zgjedhje.



