Saturday, May 10, 2025

Ilir Veliqi, arkitekti i rikthimit të Drenicës në Superligë

FC Drenica është zyrtarisht kampione e Ligës së Dytë të Kosovës dhe ka siguruar rikthimin në Superligë pas fitores bindëse 3-0 ndaj KF Istogut. Kjo fitore e madhe shënon fundin e një sezoni të jashtëzakonshëm për klubin nga Skenderaji, i cili vetëm disa muaj më parë përballej me krizë të thellë financiare dhe pasiguri sportive, shkruan portali rajoni.org.

Në qendër të këtij suksesi është Ilir Veliqi, presidenti i dorëhequr i klubit, i cili konsiderohet si arkitekti i vërtetë i rikthimit të Drenicës në elitën e futbollit kosovar. Veliqi, gjatë mandatit të tij, arriti ta nxjerrë klubin nga vështirësitë financiare dhe të ndërtojë një ekip konkurrues që sot është shpallur kampion.

Pavarësisht suksesit, Veliqi ishte i detyruar të japë dorëheqje para disa javësh për shkak të angazhimeve të tij biznesore në Gjermani. Megjithatë, ndikimi i tij në ringritjen e klubit vazhdon të jetë i dukshëm dhe i njohur gjerësisht nga komuniteti sportiv dhe tifozët.

“Rikthimi në Superligë nuk është vetëm sukses sportiv, por edhe dëshmi se me vizion dhe përkushtim, çdo pengesë mund të kapërcehet,” u tha nga një anëtar i bordit pë rajonin pas ndeshjes.

Tifozët në stadiumin “Bajram Aliu” sot kanë festuar me entuziazëm fitoren dhe kthimin në elitën e futbollit kosovar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer