Thursday, December 25, 2025

Imer Mushkolaj zbulon “top 5” kandidatët e preferuar nga Vetëvendosje, në listë edhe Egzona Tërdevci

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka publikuar listën e tij me 5 kandidatët e preferuar për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje! për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në mesin e kësaj pesëshe, Mushkolaj ka përfshirë edhe kandidaten nga Drenasi, Egzona Tërdevci, e cila po zhvillon fushatën e saj në terren me angazhim dhe prezencë të fuqishme.

Përzgjedhja e Tërdevcit në listën e Mushkolajt shihet si një vlerësim politik dhe publik për kandidaturën e saj, duke e pozicionuar atë si një prej emrave me mbështetje dhe vëmendje në opinion.

Lista e tij përfshin pesë kandidatë nga VV, ndër ta edhe Egzona Tërdevci, e cila garon me numrin 59.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer