Friday, May 2, 2025

Incidenti skandaloz në AIP, këto janë dy zyrtare të shtetit u rrahën mes vete

Një incident i pazakontë është shënuar mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, ku janë përfshirë në një përplasje fizike dy zyrtare shtetërore nga dy institucione të ndryshme.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima në këtë rast është Kaltrina Ibishi, 39 vjeçare, zyrtare në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Kjo e fundit ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga Gjyzel Shaljani, 63-vjeçare, zyrtare e lartë në Ministrinë e Arsimit, përgjegjëse për komunitetin rom.

Sipas hetimeve fillestare, konflikti ka shpërthyer pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes tyre, për të cilën nuk janë dhënë detaje të plota.

 

 

Të dyja palët janë intervistuar nga Policia, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është vendosur që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt, për vlerësim të mëtejshëm penal.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në institucionet përkatëse, për shkak të përfshirjes së dy zyrtareve publike në një përplasje që ndodhi në rrugë dhe për të cilën pritet të nisë hetimi zyrtar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer