E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

“Infermieret laboratorin e QKMF-së së Drenasit e kanë shndërruar në sallon ondulimi”

Doktori i Mjekësisë në Emergjencë në QKMF-në e Drenasit, dr. Fahredin Shala, ka treguar për disa parregullësi të cilat ndodhin në këtë QKMF.

Përmes një postimi ai ka treguar për papërgjegjësinë që e tregojnë disa infermierë në vendin e punës sic është refuzimi i urdhërave, rregullimi i flokëve në laboratorin ku bëhen analizat, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas dr. Shalës, gjatë muajit Prill, më datën 29 kanë qenë të ngarkuar me numër të madh rastesh me aksidente. Pasi kishte mungesë të infermiereve ishte detyruar që të ju kërkojë ndihmë infermiereve nga sektori i infuzioneve, mirëpo këto të fundit kishin refuzuar që të kryenin këto shërbime.

Ishte ditë e ngarkuar me datë 29.04.2023 në Kujdesin Emergjent – QKMF Drenas. Bashkë me një koleg dhe stafin atë ditë po kalonim një ditë të vështirë sepse kishim disa aksidente me të lënduar në të njëjtën kohë. Meqenëse disa infermierë i dërguam në përcjellje të të lënduarve drejt QKU – së, njërin infermier e kisha angazhuar si shofer sepse nuk kishim tjerë të tillë, i thirra në përforcim tri infermiere të tjera, nga sektori i infuzioneve, por ato REFUZUAN ti bindën urdhrit tim. Me këtë rast ato tri infermiere rrezikuan jetën e pacientëve të cilët kishin gjakderdhje në kokë e kishin nevojë urgjente për trajtim të mëtejmë në QKUK. Pa dëshirën time, u detyrova t’iu shënoj vërejtje dhe e informova drejtorin detajisht rreth rastit. Por, ky drejtor nuk u mor fare me rastin sepse jeta e pacientit dhe veshtirësitë e stafit nuk kanë fare rëndësi për atë, – shkruan ai.

Më tutje, ai tregon se dy infermiere gjatë muajit gusht në laboratorin ku kryhen analizat e kanë shndëruarr në një sallon ondulimi për rregulllimin e flokëve duke krijuar papastërti. Doktori tregon se për këtë rast e ka lajmëruar drejtorin mirëpo ky i fundit i ka shkruar vërejtje doktorit.

Në anën tjetër, dy infermiere tjera, në sektorin që kërkohet pastërti maksimale, tani në muajin gusht, laboratorin e kishin shndërruar në sallon ondulimi duke ia rregulluar flokët njëra – tjetrës. Për ta bindur drejtorin për këtë veprim të shëmtuar, por edhe të rrezikshëm sepse aty mund të kemi rezultate të devijuara të analizave nga papastërtia që mund të krijohej nga një veprim i tillë, unë e sensibilizova rastin me rrethin e ngushtë të kolegëve. Drejtori më shkruan mua vërejtje me arsyetimin se “ i kam penguar në vendin e tyre të punës,- shkruan dr. Shala

Sipas dr. Shalës kjo nuk është hera e parë pasi është bërë shprehi ku infermieret vallëzojnë, i bëjnë makiazh njëra – tjetrës, i depilojnë fytyrat dhe vetullat njëra – tjetrës.

Postimi i plotë:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer