E diel, 27 Tetor, 2024

Infermieri që u largua pas 24 vitesh nga QKMF në Skenderaj paralajmeron padi për pushtetin e Fadil Nurës

Pas 24 vitesh kontribut në QKMF të Skenderajt, infermieri M.Z kishte vendosur të transferohej si me banim ashtu edhe me punë në Prishtinë, me saktësisht në QKUK, shkruan portali rajoni.org.

Pasi që kishte dhënë kontribut dhe përkushtrim 24-vjeçar në Skenderaj, të njëjtin jo që nuk e shpërbleu komuna e cila udhëhiqet nga Fadil Nura por e bëri të kundërten duke mos i’a paguar për muajin e fundit kujdestaritë të cilat ai i kishte mbajtur me përpikëri.

Ai i tha rajonit së së shpejti do të ushtroj padi ndaj QKMF’së dhe drejtusve të këtij enti shëndetësor për të i kërkuar të drejtën që i takon dhe së djersën e tij nuk do t’a le të nëpërkëmbet.

“Kam me i padit, të drejtën time kam me e mbrojtë me mjetet juridike që me takojnë. Paramendo 24 vjet kontribut dhe në fund i hangren kujdestarit e mia. Nuk u’a le”, ka përfunduar infermi M.Z për rajonin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer