Infermierja e QKMF-së në Skenderaj, Lutfie Gashi,është vlerësuar si një ndër profesionistet më të dalluara në fushën e infermierisë në Kosovë, shkruan rajoni.org.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, ajo u nderua me mirënjohje nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, si shenjë falënderimi për përkushtimin, humanizmin dhe profesionalizmin e treguar në shërbim të pacientëve dhe shëndetit publik.
Gjatë ceremonisë solemne, përfaqësuesit e Odës theksuan rëndësinë jetike të infermierëve në sistemin shëndetësor dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në përkujdesjen ndaj qytetarëve.