Wednesday, July 16, 2025

Inspektorati i Punës gjen shkelje në KRU Mitrovica, punëtorit gati i këputet gishti më 5 qershor, nisin hetimet për vepër penale

Foto ilustrim
Një incident serioz që ka ndodhur më 5 qershor 2025, në stacionin e pompave në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën e Veriut, ku një punëtor i kompanisë KRU Mitrovica Sh.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë orarit të punës.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima A.H., rreth 64-vjeçar, duke kryer punën e tij në orët e mbrëmjes, është lënduar rëndë në gishtin e unazës të dorës së majtë, i cili – sipas mjekut kujdestar – ka qenë gati i amputuar. Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicën e Jugut për trajtim mjekësor.

Menjëherë pas incidentit, ishte njoftuar Prokurori kujdestar dhe Inspektori i Punës, të cilët kanë hapur hetimet fillestare lidhur me shkaqet e ngjarjes. Më 15 korrik 2025, pas pranimit të raportit nga Inspektorati i Punës, janë konstatuar shkelje në protokollet e sigurisë dhe mungesë e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit penal ndaj përgjegjësve të kompanisë, i cili është cilësuar si: “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të identifikimit të përgjegjësve ligjorë dhe të gjitha rrethanave që kanë çuar në rrezikimin e jetës së punëtorit në detyrë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer