E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Inspektorati i Punës i’a ndalon punimet “Andrra Invest-it” në Skenderaj, paralajmërohen masa ligjore ndaj saj

Punimet në vendpunishtën e kompanisë “Andrra Invest” në Skenderaj vazhdimisht po përcjellen me probleme, parregullesi dhe shkelje ligjore, shkruan portali rajoni.org.

Më datën 4 shtator Inspektorët e Inspektoratit të Punës i kanë ndaluar punimet e kësaj kompanie në një vendpunishtë në Skenderaj, pasi që nga e njëjta nuk janë marrë veprimet e duhura për të krijuar kushte te sigurta dhe të shendetshme për të punësuarit.

Në një përgjigje të dhënë për portali rajoni.org, nga Inspektorati i Punës është bërë të ditur se këtij subjekti juridik i janë ndërprerë punimet dhe së ndaj të njëjtit pritet të ndërmirren edhe veprimet e parapara ligjore.

“Duke ju referuar kerkeses suaj ju njoftojm:
Inspektorati Qendror i Punës me datë 04.09.2024 ka bëre inspektimin tek subjekti Andrra Invest në vendëpunishten në Skenderaj dhe me raport zyrtar ka konstatuar se punëdhënësi nuk ka ndermarrë veprimet e duhura për të krijuar kushte te sigurta dhe të shendetshme për të punësuarit,andaj me vendim i ka ndaluar përkohësisht punimet,si dhe ditëve në vijim do të ndërmirren veprimet e parapara ligjore”, thuhet në përgjigjjen e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer