E premte, 15 Nëntor, 2024

Inspektorati i Shëndetësisë identifikon katër institucione shëndetësore private pa licencë

Inspektorati i Shëndetësisë ka ndërmarrë aksione për inspektimin e institucioneve shëndetësore.

Në kuadër të inspektimeve të natyrës specifike ndaj subjekteve për të cilat ka ekzistuar dyshimi i bazuar se ushtrojnë veprimtari të paligjshme, janë identifikuar katër institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme, në komuna të ndryshme (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë), respektivisht ishin të palicencuara.

“Inspektorati i Shëndetësisë, sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Msh thotë se ndaj shkelësve të ligjit nuk do të ketë asnjë tolerancë.

“Subjektet të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore duhet të respektojnë të gjitha rregullat e parapara me ligj për ushtrim të veprimtarisë”, thekson MSh.

“Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese pas përfundimit të procedurave rekrutuese të 25 inspektorëve të rinj shëndetësor, me pranimin e të cilëve numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani”, vijon njoftimi.

Gjithashtu, MSh njofton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer