Është dashur humbja tragjike e jetës së disa punëtoreve që të vihën në lëvizje organet kompetente në mbrojtje të puntorëve në sektorin e ndërtimtarisë në qytetin e Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Inspektorët e Punës edhe sot zbarkuan në Skenderaj duke inspektuar në punishte të ndërtim të lartë në Skenderaj, duke hasur në parregullsi të mëdha.
Në njerën nga punishtët [Objekt i ditur për portalin rajoni.org], inspektorët gjetën se në punishte nuk kishte skele, vetëm në një pjesë në katin e fundit dhe ato të vendosura në mënyrë jo të duhur.
Madje burim brenda inspektorit të punës kanë ndarë edhe një pamje me portalin rajoni.org, ku shihet një skele e qe sipas tij ka mahnitur edhe ata për të keq.
“Përveç qe është e rrëzikshme, kjo skele farë lehtë mund ta sfidoj edhe fiziken”, i tha ai rajonit.