Wednesday, July 16, 2025

Interesante/ 84-vjeçari nga Leçina e Skenderajt martohet me 64-vjeçaren nga Lipjani

Në një kohë kur shumë të rinj po ndahen për arsye banale, e disa as që po mendojnë më për martesë, ndodhin histori që të befasojnë.

Rajoni.org mëson nga burimet e veta së dje në qytetin e Skenderajt është kurorëzuar një martesë e veçantë: një 84-vjeçar nga fshati Leçinë e Komunës së Skenderajt dhe një 64-vjeçare nga Lipjani kanë vendosur të fillojnë një kapitull të ri në jetë.

“Plaku nuk dorëzohet,” thotë me të qeshur burimi i rajoni.org, duke përshëndetur guximin e këtij çifti që tregoi se dashuria dhe shpresa për lumturi nuk kanë afat skadimi.

Në një shoqëri ku duket se martesat po zbehen te të rinjtë, kjo ngjarje është një dëshmi se dashuria e vërtetë nuk njeh moshë dhe nuk ndalet para paragjykimeve./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer