Kosova dhe Rumania do të ballafaqohen të sonte në kuadër të kampanjës kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “The National Team”, duke filluar nga ora 20:45.
Sipas informacioneve që ka mediumi rumun “Fanatik”, deri më tani janë shitur mbi 26 mijë bileta, teksa po shpresohet se do të arrihet shifra e 30 mijëve.
Ky stadium ka kapacitet prej 55 mijë spektatorëve, pra shihet se do të jetë i mbushur thuajse gjysma e stadiumit.
Përndryshe, Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 9 pikë, nga pesë ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.