E shtunë, 26 Tetor, 2024

INTERPOL-i shpall në kërkim edhe ish-shefin e Njësisë Speciale në veri

Njëri nga të shpallurit në kërkim është edhe Uglesha Jarediq, ish-shef i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Siç ka mësuar Paparaci.com, ai ishte pjesë e grupit terrorist serb në Bansjkë më 24 shtator ku mbeti i vdekur polici i Kosovës, heroi kombëtar, Afrim Bunjaku.

Siç ka mësuar Paparaci.com nga burime të mirë informuara terroristët që janë shpallur në kërkim nga INTERPOL-i janë: Millan Radojiçiq, Danillo Vasiq, Lazar Smigiq, Marjan Radojeviq, Millorad Kërstoviq, Millorad Jevtiq, Momcillo Vukotiq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Stefan Radojkoviq, Stefan Jovanoviq, Trajko Vasiq, Uglesha Jerediq, Urosh Milliq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Radivojeviq, Vlladimir Vukotiq, Vllasimir Andriq, Vukashin Jarediq, Aleksandar Millosavleviq.

Gjithashtu, në këtë sulm terrorist, të vrarë mbetën 3 terroristë serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë biznesmeni serb në Kosovë i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë në kërkim nga INTERPOL-i, Milan Radojiçiq.

Megjithatë, Kosova dhe autoritetet kosovare kanë insistuar vazhdimisht për përfshirjen e shtetit serb në ngjarjet terroriste të 24 shtatorit në Kosovë, sidomos në sigurimin e armëve dhe municionit për grupin terrorist që arritën vlerën e mbi 5 milionë euro.

Pasi Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, urdhër-arrestet ndërkombëtare lëshohen përmes UNMIK-ut.

Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka konfirmuar për Nova.rs se është lëshuar një urdhër arresti, transmeton Paparaci.

“Po është e vërtetë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme është konfirmuar se për Millan Radoiçiqin është lëshuar urdhër arrest i Interpolit”, ka thënë Rashiq për portalin serb.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer