Tuesday, December 16, 2025

Intervenon Policia në veri, ndalon zëvendësimin e ulëseve në sallën e sporteve në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në sallën e sporteve në Mitrovicën e Veriut, duke mos lejuar zëvendësimin e ulëseve ekzistuese gjelbër e bardhë.

Më herët gjatë ditës ishte raportuar se kishte nisur largimi i ulëseve aktuale dhe se në vend të tyre po vendoseshin ulëse me ngjyra që përkojnë me flamurin e Serbisë, çka kishte nxitur reagime dhe shqetësim publik.

Pamje të reja që janë publikuar dëshmojnë se procesi është ndalur, pasi Policia ka ndërhyrë duke mos lejuar vazhdimin e punimeve në sallë.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me arsyet e ndërhyrjes apo nëse do të lejohet vazhdimi i punimeve në një fazë të mëvonshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer