E diel, 22 Dhjetor, 2024

Intervistimi i drejtorit të Urbanizimit në Drenas, policia deklarohet për portalin rajoni.org

Portali rajoni.org ka raportuar mbrëmë së Drejtori i drejtorisë për planifikim urban dhe mbrojtje të mjedisit në Komunën e Drenasit, Petrit Gashi, është i intervistuar nga krimet ekonomike.

Burime të portalit rajoni.org kanë mësuar se ai është intervistuar mbrëmë lidhur me disa dyshime për keqperdorime gjatë ushtrimit të detyres së drejtorit.

Rajoni ka kontaktuar zyrën e informimit të policisë së Kosovës për të i pyetur lidhur më intervistimin e drejtorit Gashi.

Në përgjigjjen e tyre të dhënë për portalin rajoni.org thuhet së kanë filluar veprimet policore në grumbullim të informacioneve në koordinim me PTH Prishtinë.

“Lidhur me rastin, sot kanë filluar veprimet policore në grumbullim të  informacioneve në koordinim me PTH Prishtinë”, thuhet në përgjigjjen e tyre.

Rajoni i ka dërguar pyetje zyres për informim të Komunës së Drenasit dhe deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer pergjigjje.

Po ashtu lidhur me intervistimin nga krimet ekonomike, rajoni i ka shkruar edhe organeve kompetente dhe është në pritje të përgjigjjeve.

Kujtojmë qe ky intervistim po vie vetëm pak kohe pas intervistimit të babit të drejtorit, Endrit Gllareva.

Rajoni do të ju mbaj të informuar/Rajoni.org!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer