Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sonte ka organizuar një darkë me veteranët dhe invalidët e UÇK-së në Drenas, në kuadër të fushatës zgjedhore kundër kandidatit Ramiz Lladrovci, shkruan rajoni.org.
Ky veprim ka nxitur reagime të invalidit dhe veterani të UÇK-së, Ekrem Lladrovci, i cili është gjithashtu familjar dhe njëri ndër njerëzit më të besueshëm të komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci.
“Mjaft më me keqpërdorimin e veteranëve të UÇK-së! Disa profiterë politikë, pa turp e pa ndjenja, përdorin sakrificën e veteranëve të UÇK-së për fushatat e tyre elektorale. Por e vërteta është e qartë: në krye të partisë së tyre sot qëndron Memli Krasniqi – biri i një babai që gjithmonë ka qenë kundër Drenicës dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” ka thënë Ekrem Lladrovci.
Ai ka shtuar se një qasje e tillë është fyerje e rëndë për gjakun e dëshmorëve dhe për idealet e UÇK-së.
“A është kjo drejtësi për gjakun e dëshmorëve? A është ky respekt për ata që dhanë gjithçka për lirinë? Apo është thjesht një fyerje e rëndë për idealet e UÇK-së dhe për çdo familje dëshmori?”
Postimi:
Mjaft më me keqpërdorimin e veteranëve të UÇK-së!
Disa profiterë politikë, pa turp e pa ndjenja, përdorin sakrificën e veteranëve të UÇK-së për fushatat e tyre elektorale.
Por e vërteta është e qartë: në krye të partisë së tyre sot qëndron Memli Krasniqi – biri i një babai që gjithmonë ka qenë kundër Drenicës dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
A është kjo drejtësi për gjakun e dëshmorëve?
A është ky respekt për ata që dhanë gjithçka për lirinë?
Apo është thjesht një fyerje e rëndë për idealet e UÇK-së dhe për çdo familje dëshmori?
Veteranët nuk janë vegla politike! Ata janë shtylla e lirisë dhe nderit të Kosovës.
Kush e do lirinë, kush e respekton UÇK-në, nuk e përdor atë për kauza politike!
Respekt për veteranët dhe invalidët e vërtetë të UÇK-së!