E enjte, 24 Tetor, 2024

IPK’ja nis hetimet për trajtimin skandaloz të policisë ndaj vrasjes së Lulzim Fejzullahut

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet ndaj zyrtarëve të përfshirë në raportin policor në rastin e 18-vjeçarit të vrarë nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Arbër Beka nga IPK’ja ka thënë për Insajderin se ky institucion kanë filluar një hetim preliminar për mënyrën se si është hetuar nga policia rasti i 18-vjeçarit të vrarë.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju informojmë se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar që përfshin prëveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast”, ka thënë Beka.

“Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së”.

Raportimi zyrtar i policisë lidhur me rastin ishte skandaloz.

Sipas këtij raporti, rrahja me shkop dhe shtypja me makinë e 18 vjeçarit, tashmë të ndjerit, është minimizuar duke u cilësuar si “Therje me thikë”.

Në raport thuhet se viktima kishte lëndime që dyshohet se janë shkaktuar me thikë, derisa pamjet e publikuara dëshmojnë rrahje brutale me një shkop e shtypje me makinë.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar policia në raportin e 14 janarit.

Ndërsa nga video e publikuar në media, vërehet qartë se i ndjeri fillimisht ishte shtypur me makinë e më pas ishte rrahur brutalisht me një shkop bejsbolli.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer