Friday, June 13, 2025

Isa Fejzullahu përkujton Xhafer dhe Baki Behramin në 25-vjetorin e vrasjes: Akt i pabesë që ende s’ka marrë drejtësi

Sot shënohen 25 vite nga vrasja tragjike dhe e pabesë e atdhetarit të njohur Xhafer Behrami dhe të birit të tij, Bakiut, një plagë e hapur në historinë e pasluftës në Kosovë, e cila ende nuk është shëruar, shkruan rajoni.org.

Në një postim përkujtimor, kryetari i Degës së LDK-së në Skenderaj, Isa Fejzullahu, ka kujtuar me respekt dhe dhimbje figurën e Xhafer Behramit, të cilin e ka cilësuar si një patriot të rrallë, një burrë të besës dhe një luftëtar të paepur për lirinë dhe kauzën kombëtare.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 25 vite nga vrasja e atdhetarit Xhafer Behrami dhe birit të tij, Bakiut.

Sot, 25 vite më parë, u qëllua pabesisht një patriot, një atdhetar, një fener i diturisë dhe një luftëtar i lirisë.

Ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë ne LDK me Xhaferin, e kujtojmë si një burrë të besës e të fjalës, të pa kompromis në mbrojtje të kauzës kombëtare. Ai ishte i përkushtuar deri në fund ndaj idealeve për të cilat kishte luftuar dhe jetuar.

Fatkeqësisht, njerëzit e tillë — që kanë besën në gjak dhe në traditë — gjithmonë janë sulmuar pabesisht. Xhaferi u vra pas luftës nga dora e zgjatur e atyre që u pengonin tiparet e tij të pastra kombëtare, e që vendosën ta largojnë nga kjo botë në mënyrën më të ulët — me pabesi.

Edhe pse kanë kaluar 25 vite, drejtësia për Xhaferin dhe Bakiun ende nuk ka ardhur. Rasti nuk është zbardhur, çka ka sjellë dhimbje dhe irritim të thellë në familjen Behrami dhe te të gjithë ata që e njohën e e deshën këtë burrë të rrallë.

Sot përkujtojmë me nderim dhe dhimbje Xhafer Behramin dhe birin e tij, Bakiun. Kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë në zemrat tona, e vepra e tyre do të na frymëzojë përherë në rrugën drejt të vërtetës dhe drejtësisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer