Drenusha Latifi është një nga personazhet shumë të komentuar në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.
E para kësaj, ajo bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh.
Disa muaj më parë, këngëtarja e njohur njoftoi se ka qenë viktimë e dhunës në familje.
Konkurrentja madje publikoi disa fotografi, me anë të të cilave tregoi dhunën e ushtruar nga tashmë ish-partneri.
Disa ditë pas hyrjes në shtëpi, ajo tha se ka frikë që gjatë kësaj kohe mund t’ia marrë fëmijët ish-partneri.
E duket se në lidhje me këto ngjarje, në spektaklin e mbremjes, do të hyjë Atilla.
Kardesh me siguri që dëshiron të ballafaqohet drejtpërdrejt me Latifin, gjersa saktësisht pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.