E hënë, 28 Tetor, 2024

Ish drejtori komunal e “fshinë” edhe tenderin e dytë në Skenderaj!

I qaujtur si “krenaria e qytetit” nga Sami Lushtaku, ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Skenderajt, Zymer Delija, ka fituar edhe tenderin e dytë me çmim prej afro 10 mijë euro në këtë Komunë, raporton rajoni.org.

E kompania që ai udhëheq “ZeD Architects” së bashku me një kompani tjetër pas tenderit prej 468 mijë euro që e kanë marrë dy muaj me pare, kanë fituar edhe tenderin e dytë saktësisht me çmim prej 9,946 euro.

IMG_2879.jpeg

Kjo komunë me 1 tetor ka nënshkruar tenderin “Renovimi i shtëpise për përsona të moshuar dhe pa perkujdesje familjare“ me operatorin “ZeD Architects” dhe “Loni SHPK”.

Pronari i kompanisë “ZeD Architects”, është ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Zymer Delija.

IMG_2880.jpeg

Kujtojmë që ai para një viti kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit. Siç thuhej ai kishte kërkuar nga kryetari i Komunës që ta lirojë nga detyra për shkak të angazhimeve të mëdha private qe ai i ka në biznesin e tij familjar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer