Wednesday, December 10, 2025

Ish drejtori Musliu mbështet kandidaturën e Ilir Murtezajt: Pasqyron punën dhe vlerat e qytetit

Shyqeri Musliu, ish-drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka shprehur mbështetjen e tij për Ilir Murtezajn, kandidat me numrin 44 nga PDK, duke theksuar rëndësinë e këtij hapit publik për qytetin e Skenderajit dhe rajonin e Drenicës, shkruan rajoni.org.

Musliu ka bërë thirrje që bashkëvendasit e tij të ruajnë unitetin dhe respektin mes tyre dhe të mbështesin njëri-tjetrin: “Le ta mbështesim njëri-tjetrin si njerëz që ndajmë të njëjtën rrugë, të njëjtën tokë dhe të njëjtin emër të përbashkët”

Postimi:

Të dashur bashkëfshatarë të Klinës së Poshtme dhe të Klinës së Mesme të Skenderajit,

Ne jemi rritur bashkë, me respekt për njëri-tjetrin dhe me një traditë të përbashkët që na ka mbajtur gjithmonë të bashkuar. Në çdo familje tonën ka njerëz që kanë punuar me ndershmëri, kanë sakrifikuar dhe kanë përfaqësuar me dinjitet zonën tonë kudo që kanë shkuar.

Sot, njëri nga djemtë tanë, Ilir Murtezaj nr. 44 PDK 130, është duke marrë përsipër një rrugëtim të rëndësishëm publik.
Ne krye me krye ministrin e ardhshem
Z. Bedri Hamza si nje lider i pa konkurent ne spektrin politik
Për shumë prej nesh, fakti që dikush nga zona jonë arrin të përfaqësojë punën, mundin dhe vlerat tona në një nivel të tillë është diçka që na mbush me krenari njerëzore dhe me emocion. Jo për politikë, por për njeriun – për mundin që njeh vetëm ai që vjen prej nesh.

Klina e Skenderajt dhe gjithë kjo zonë shpeshherë ka qenë e heshtur, ndonjëherë edhe e lënë mënjanë. Por pavarësisht sfidave, ne gjithmonë kemi ditur t’i ruajmë harmoninë, besën dhe respektin mes nesh. Kjo na ka mbajtur më të fortë se çdo dallim dhe më të bashkuar se çdo pengesë.

Sot është moment i mirë të kujtojmë se sa shumë vlen bashkimi ynë, sa shumë vlen fjala e mirë dhe sa shumë vlen të mbështesim njëri-tjetrin si njerëz, si familjarë dhe si bashkëfshatarë – pa ndasi.

Emrat tanë, njerëzit tanë, sukseset tona – janë pasqyrë e vlerave që kemi trashëguar. Dhe çdo hap i mirë që bën dikush prej zonës tonë është një hap i mirë për të gjithë ne.

Le ta kultivojmë mirësinë, qetësinë dhe respektin.
Le ta ruajmë traditën e unitetit që na ka dalluar gjithmonë.
Le ta mbështesim njëri-tjetrin si njerëz që ndajmë të njëjtën rrugë, të njëjtën tokë dhe të njëjtin emër të përbashkët: Klinën tonë.
Dhe gjithë mbar Kosoven anë e mbanë ti japim
Hapsir profesjonisteve qe te kemi nje Kosov
Me te mir .

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer