Komuna e Drenasit e ka ‘rehatuar’ me pozitë të mirë ish kandidatin për asamble nga PDK në Komunën e Drenasit, Selman Mehani. Ai është i përzgjedhur për pozitën Zëvendësdrejtor në QKMF “Dr. Hafir Shala” në këtë komunë.
Në bazë të rezultateve të publikuara del se Lladrovci që udhëheq Drenasin, ka rehatuar bashkë-partiakun e tij.
Ai ka dal i pari me 74 për qind.

Personi i përzgjedhur për këtë pozitë, Selman Mehani duket se ka afërsi me kryetarin, Ramiz Lladrovci.
Ai madje i ka dedikuar një postim në “Facebook”, Lladrovcit.
“Me kryetarin z. Ramiz Lladrovci si ç’do herë i pa lekundur“, thuhet aty.

Selman Mehani ishte kandidat për Asamble Komunale me numrin 31 në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Komuna e Drenasit, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.