Sunday, December 7, 2025

Ish-komandanti Agim Çeku në listën e AAK për deputet

Burime të Ballkani.info brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë bërë të ditur se ish-kryeministri Agim Çeku pritet t’i bashkohet listës së kandidatëve për deputet të kësaj partie në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas këtyre burimeve, drejtuesit e AAK-së janë duke finalizuar strukturën e listës zgjedhore, e cila këtë vit pritet të përfshijë figura me përvojë të lartë shtetërore dhe ushtarake. Në këtë kuadër, emri i Agim Çekut — ish-komandant i UÇK’së, TMK-së dhe një prej figurave më të njohura të sigurisë në vend — po konsiderohet si një prej përforcimeve kryesore të listës.

Burimet thonë se bisedimet mes palëve janë zhvilluar prej disa javësh, ndërsa përfshirja e Çekut shihet si lëvizje strategjike e AAK-së për të theksuar orientimin e saj në fushën e sigurisë, integrimeve euro-atlantike dhe forcimit të pozicionit opozitar.

AAK ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por burimet insistojnë se emri i Çekut është “pothuajse i konfirmuar” dhe pritet të formalizohet së shpejti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer