Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri është konvertuar nga feja myslimane në atë katolike.
Konvertimi i tij, bashkë me bashkëshorten Atifeten, është kryer të hënën në Kishën e Llapushnikut.
Përpos fesë, ish-komandanti ka ndërruar edhe emrin. Tash ai do të quhet Luigj.
Familjarët njoftojnë se ky vendim i Naserit, erdhi si rrjedhim i natyrshëm për t’u kthyer në rrënjët e të parëve, rrënjët e Nik Lekës.
Nga viti 1998 Naser Shatri ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës i shumë betejave si në Gramaqel, Baballoq, Glogjan etj. Në fshatin Prilep ka pas rolin e komandantit për rekrutim. Po ashtu ka ndihmuar në organizminin e UÇK-së në Komunën e Istogut.
Ai ka qenë i arrestuar edhe në Austri nga Interpolli me akuzën për plagosjen e një punëtori të Shërbimit sekret Serb (Tomislav Baboviq) dhe për këtë ka vuajtur gjashtë muaj paraburgim.