Friday, December 19, 2025

“Mesazhet e Faruk Mujkës”, Ish Kryeministri Hoti, VV-së: Turpi ju mbuloftë, shkatërruat çdo institucion

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi që VOX Kosova publikoi pjesën e dytë të mesazheve të Faruk Mujkës, i cili përmes intervenimit te Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Burgjeve e kishte bërë shef të ndërrimit në burgun e Gjilanit një militant të VV-së.

“Pse duhet ta kalohet testi kur e ke mbështetjen e Ministres së Drejtësisë, e cila vetëm me drejtësi nuk ka lidhje”, ka pyetur në formë ironike Hoti përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar formës se si ishte graduar militanti i VV-së, Vllzanim Mustafa.

Këta njerëz, në vlerësimin e Hotit, “janë mashtrues, të korruptuar dhe mbi të gjitha përfaqësojnë vetëm interesat e shokëve dhe jo të qytetarëve”.

“Pra, një profesionist nuk mund të punësohet në institucione publike edhe pse i plotëson kriteret sepse nuk është mik me Albin Kurtin, Dejonën, Artanen ose Albulena Haxhiun”, shtoi.

Më 28 dhjetor, sipas Hotit, “Albini &co. do të marrin dënimin nga qytetarët”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer