Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Skënderajn pas gjendjes kaotike të vërshimeve, raporton portali Rajoni.org.
Atë e ka pritur edhe udhëheqësi i Degës së LDK-së në Skënderaj, Isa Fejzullahu.
Hoti nga Skënderaj është shprehur i lumtur që nuk pati dëme në njerëz. Ai ka bërë thirrje edhe që të ndihmohen familjet e prekura, me ngritjen e ndonjë fondi emergjent apo me ndihma të ndryshme financiare.
Postimi i tij i plotë:
“Sot, me bashkëpunëtorë vizituam disa familje dhe biznese në Skënderaj që u dëmtuan nga vërshimet e fundit. Për fat të mirë nuk kishte dëme në njerëz, por ka qindra shtëpi që janë të pa banueshme.
Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.
Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetinet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Në ndërkohë mund të bëhet vlerësimi i dëmëve, si në shtëpi ashtu edhe në biznese.
Ndihma duhet urgjent.”