E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Drenas dënohet për pastrim parash

Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika është dënuar sot për pastrim parash me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar sot se pos Bedri Nikës, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar edhe nipin e tij me gjashtë muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë për pastrim parash.

Zyrtari i LDK-së ishte arrestuar në maj të 2021 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është dënuar pasi është gjetur fajtor se gjatë muajit shkurt e mars të 2021-ës kishte siguruar 5 mijë e 900 euro në 118 bankënota në vlerë 50 euro të dëmtuara me ngjyrë (reagjent kimik), me burim të panjohur. Të njëjta para, sipas aktakuzës, ua kishte dhënë nipit të tij, Alban Nika dhe vajzës së tij, E.N për t’i deponuar në llogaritë e tyre bankare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në faqen zyrtare të LDK-së, Nika figuron në listën e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer