Wednesday, March 26, 2025

Ish-ministri Berisha i futet biznesit të ndërtimit

Prishtina vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për investime në ndërtimtari.

Pas luftës, biznesmenë të shumtë kanë ndërtuar në kryeqytet.

Ndërsa, së fundmi, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka hyrë në këtë sektor me projektin e tij të parë në Matiqan, shkruan sot portali Demokracia.

Berisha, i cili nuk ka qenë më aktiv në politikë apo në ndonjë angazhim tjetër që nga pensionimi, ka themeluar në vitin 2023 kompaninë “Idila RrB” L.L.C., ku 51% e aksioneve janë në emër të bashkëshortes së tij dhe 49% në emrin e tij.

Aktiviteti kryesor i kompanisë është ndërtimi i objekteve banesore dhe afariste.

Sipas dokumenteve zyrtare, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës ka miratuar kushtet ndërtimore për disa pronarë tokash në Matiqan, duke përfshirë edhe Berishën si investitor për ndërtimin e kompleksit “IDILA Residence”.

Projekti parashikon ndërtimin e disa kullave shumëkatëshe me destinacion banimi dhe afarizmi.

 

Në deklarimin e tij të fundit të pasurisë në vitin 2022, Berisha kishte raportuar rreth 5,347 euro në llogari bankare dhe një kredi prej mbi 77,000 eurosh për blerjen e një parcele në Matiqan.

Berisha ka deklaruar se projekti është një bashkëpunim me një mik të tij, Samil Shatri, i cili jeton në Kroaci dhe zotëron disa furra në Gjermani e Hungari.

“Samil Shatri është nga Hasi, me banim në Kroaci. Ka lokale e furra në Gjermani dhe Hungari. Për fillim, ai do të bëjë financimin, ndërsa unë do të menaxhoj procesin. Pra, kapitali fillestar i financimit do të vijë nga ai, pastaj normalisht do të zbatohemi në fund kur të mbarojë puna. Ideja ka qenë e atij shokut tim. Unë jam në pension dhe duhej të merresha me diçka. Nuk ka asnjë fshehtësi këtu”, tha Berisha për Demokracia.com.

Sa do të jetë kostoja e ndërtimit?

Për këtë, Berisha ka thënë se janë ende në proces fillestar, pasi deri më tani kanë marrë kushtet ndërtimore, por ende nuk kanë lejen.

“Firmën e kemi në emrin tim, pasi edhe unë jam qytetar i Kosovës dhe i kam kryer të gjitha obligimet. Me Smailin, kemi bërë edhe marrëveshjen për bashkëinvestim te noteri. Mund ta shihni edhe ju dhe kushdo. Jam i hapur që t’ju ofroj çdo gjë që ju intereson për atë investim që kemi nisur ta bëjmë. Kushtet e ndërtimit i kemi marrë duke u bazuar në planet rregulluese në fuqi dhe, siç e thashë, besojmë që të nisim punimet kur të na lëshohet leja”, ka shtuar Berisha.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer