Tubimi i sotëm i veteranëve është cilësuar si një ngjarje puro politike. “Në asnjë mënyrë nuk do të marrë pjesë në një tubim të tillë,” ka deklaruar Avdullah Gashi, asamblist i Idealit dhe veteran i UÇK-së për portalin rajoni.org.
Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe veterani tjetër i UÇK-së, Emver Demiri, i cili ka theksuar se ky aktivitet është organizuar për të mbështetur kandidatin e PDK-së, Bedri Hamza. Sipas Gashit dhe Demirit, kjo përbën një keqpërdorim të veteranëve për qëllime politike.
Ndërkohë, sot në Skenderaj, në një restaurant, është organizuar një tubim nga shoqatat e dala nga lufta për të shënuar Ditën e Veteranëve dhe sulmit të parë ndaj Familjes Jashari. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë shumica e kandidatëve të PDK-së për deputetë dhe Bedri Hamza kandidat i kësaj partie për kryeminister.
Megjithatë, nuk është vënë re asnjë pjesëmarrës nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari, as nga krahu i djathtë i komandantit, i përfaqësuar nga Nuredin Lushtaku.