Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, pas ndërmarrjes së në një operacioni të befasishëm, policia e stacionit policor në Drenas e përkrahur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, arriti të arrestoj personin e kërkuar;
– M. M, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të Grabitjes”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.