Një i ri ka vdekur sot si pasojë e plagëve që ka marrë në një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Rajoni ka mësuar se bëhet fjale për Aziz Qerkini nga qyteti i Shtimës
Lajmin e ka konfirmuar policia, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.
“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje”, tha ai.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cili nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”,