Saturday, July 12, 2025

Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë. Sipas raportimeve në media, komandanti i Stacionit Policor në Klinë, Ragip Bytyqi, është shkarkuar.

Komandanti, tashmë i shkarkuar kishte më herët probleme me drejtësinë.

Për çka dyshohej Ragip Bytyqi?

Ai ishte i dyshuar për vjedhje të arit brenda policisë.

Prokuroria dyshonte atë kohë se nga shkurti deri në prill të vitit 2012 ka zgjatur misioni i vjedhjes së arit nga Dhoma e Dëshmive.

Besohej se arin e ka nxjerrë togeri Ragip Bytyqi nëpërmjet një dritareje, duke ia dorëzuar në dorë Elton Arifaj, i cili po qëndronte jashtë, shkruan Insajderi.

Kjo sasi ari dyshohet se ka përfunduar në argjendarinë e Salih Kastratit. Aty, sipas Prokurorisë, ari është shkrirë dhe ishte nisur për në Turqi nëpërmjet pikës kufitare të Vermicës.

Deri atje dyshohet se e ka transportuar Ragip Bytyqi, Xhemë Gashi dhe Besarta Kastrati – Harxhi.

Provat në dosjen e EULEX-it i kishin bërë të dyshuar Ragip Bytyçin, Ragip Hajdinin, Xhemë Gashin dhe Kushtrim Kastratin për implikim në biznesin e përfitimit kundërligjor të sasisë së 25 kg të arit të ruajtur në stacionin policor, ku kishte ndodhur vjedhja në fillim të vitit 2012. Ata dyshoheshin se në bashkëpunim me Ragip Hajdinin e hetuesin Ragip Bytyqi kryen veprën penale të pranimit të mallrave të vjedhura dhe mashtrimit.

Në vitin 2013, Ragip Bytyqi ishte shpallur i pafajshëm.

Atij më vonë iu besua edhe detyra e komandantit të Stacionit Policor në Klinë.

Ndërsa sot ai dyshohet se është shkarkuar pas një rasti ku tre zyrtarë policorë u arrestuan për keqtrajtim të një qytetari gjatë arrestimit. Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, në bashkëpunim me IPK-në, pas grumbullimit dhe analizimit të provave, tre zyrtarët u arrestuan për tejkalim të autorizimeve ligjore dhe keqtrajtim fizik ndaj një personi të prangosur.

Në vend të tij është caktuar, kapiten Enis Lluka.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer