Fábio Paim ishte talenti më i madh te Sportingu në Portugali. Madje ai vlerësohej si një nga premtimet e mëdha të futbollit portugez.
Në kohën kur ishin bashkëlojtarë me Ronaldon te Sporting Lisbon, Paim ishte edhe më talent se CR7.
Në vitin 2008 ai nënshkroi për Chelsean në Premier League, duke fituar 57,000 euro në muaj, por ai luajti vetëm në ekipin rezervë dhe u kthye në Portugali katër muaj më vonë për të nënshkruar për Rio Ave.
Jeta prej një problematiku nuk e la asnjëherë të zhvillohej si futbollist.
Dy herë u arrestua për përdhunim, dy herë të tjera për përdorim kokaine dhe në vitin 2019 u kap në një rrjet trafiku droge dhe u arrestua.
Pas daljes nga burgu, Fábio Paim, i cili është 36 vjeç, ka vendosur të ridrejtojë jetën e tij duke iu përkushtuar filmave porno si aktor./Indeksonline/