Portali rajoni.org raportoi pak me parë së një person i moshës 63-vjeçarë është gjetur pa shenja jete sot në vendin e tij të punës në ambientet e fabrikës së Ferronikelit, shkruan rajoni.org.
Rajoni mëson së i vdekuri është nga Novosella e Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar edhe shefi i zyres për informim të kësaj kompanie, Shpend Gudaqi, i cili tha së një punëtor i kompanisë së sigurimit fizik që është e kontraktuar nga NewCo Ferronikeli, pas perfundimit të orarit të punës në dalje e sipër nga kompleksi, ka ndërruar jetë.
Ai tutje rajonit i tha së vdekja dyshohet të këtë qenë natyrore si pasojë e një komplikimi akut shëndetësor.
“Lidhur me interesimin tuaj, ju konfirmojmë se sot një punëtor i kompanisë së sigurimit fizik që është e kontraktuar nga NewCo Ferronikeli për shërbime të sigurisë, pas perfundimit të orarit të punës në dalje e sipër nga kompleksi, ka ndërruar jetë. Vdekja dyshohet të ketë qenë natyrore si pasojë e një komplikimi akut shëndetësor. Ekipi kujdestar mjekësor i kompanisë sonë ndërhyri menjëherë për ndihmë emergjente, por, për fat të keq, i ndjeri ishte pa shenja jete. Kompania jonë ka informuar organet kompetente për rastin, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. NewCo Ferronikeli shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij në kompaninë ku shërbente”, ka deklaruar Gudaqi për rajoni.