Është arrestuar një person dje në rrugën “Jeton Terstena” në Mitrovicë të Jugut, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar 6 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 19.1 gramë, shkruan rajoni.org.
Bëhet e ditur së i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor./Rajoni.org/