Faqja zyrtare e Komunës se Drenasit në rrjetin social “facebook”, ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ne kuadër të realizimit të punëve të planifikuara për vitin 2023, ka finalizuar projektin për rregullimin dhe zgjerimin e vendndaljeve për autobus dhe mbulimin e tyre, shkruan portali rajoni.org.
Pra, në shekullin e 21’të – si projekt të realizuar i llogarit edhe finalizimin e dy vendndaljeve për autubus.
Ky projekt sipas komunës se Drenasit është realizuar në fshatin Llapushnik dhe Fushticë e Ulët dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve të këtyre vendbanimeve.
Siç thuhet në njoftimin e Komunës – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të vazhdoj me realizimin e projekteve sipas planifikimit të drejtorisë.